Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kristofer Hill ka deklaruar se nuk mund të krahasohet gjendja e sotme në Ukrainë me atë tyë Kosovës 23 vite më parë. Ai ju ka deklaruar medieve serbe se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme” dhe bëri thirrje që ajo që ndodhi në Kosovë në vitin 1999 të mos lidhet me atë që po ndodh sot në Ukrainë. Duke folur për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se ato janë fqinje me njëra tjetrën dhe se fqinjët duhet të bisedojnë me njëri tjetrin për çështje të ndryshme dhe se duhet të dialogojnë. Ndërsa duke folur për dilemat se kah duhet të rrugëtoj Serbia, drejt lindjes apo perëndimit, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kristofer Hill ka theksuar se janë vetëm këto dy rrugë dhe udhë tjetër s’ka dhe Serbia duhet të ec drejt perëndimit. “Serbët duhet të vendosin për këtë dhe mendoj se kanë vendosur që e ardhmja e tyre të jetë në Perëndim dhe jo në ndonjë Lindje të padefinuar. Të gjitha këto i them në bazë të asaj që dëgjoj çdo ditë nga njerëzit” ka theksuar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kristofer Hill.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …