Me datën 4 dhe 14 qershor rreth 24 mijë nxënës do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë. Gjatë këtij viti ky test ka pësuar ndryshime, pasi organizimi i tij do të bëhet në dy ditë. Testi do ketë 200 pyetje në 5 lëndë shkencore dhe në 4 lëndë shoqërore. Njohës të çështjeve të arsimit vlerësojnë se ndryshimet duhet të ndodhin, por sipas tyre, problem vazhdon të jetë administrimi i procesit të testimit. Në këtë vit shkollor testi i Arritshmërisë ka pësuar ndryshime për sa i përket numrit të pyetjeve dhe kohës së mbarëvajtjes se tij. Rreth 24 mijë semimaturantë do t’i nënshtrohen testit të Arritshmërisë me 4 dhe 14 qershor. Se këtë vit do të ketë ndryshime, e thotë në një përgjigje për Radio Kosovën zëdhënësja e Ministrisë se Arsimit, Iliriana Pylla. Ajo tha se qëllimi i këtij ndryshimi është që vlerësimi i njohurive dhe shkathtësive të nxënësve, të bëhet në të gjitha lëndët relevante. “Testi i Arritshmërise për klasat e nënta këtë vit do të organizohet në dy ditë. Në ditën e parë, me 4 qershor, do të organizohet testi në lëndët shoqërore dhe në ditën e dytë, me 14 qershor, në lëndët shkencore. Qëllimi i këtij ndryshimi është që të mundë të fokusohemi me shumë në vlerësimin e njohurive dhe shkathtësive të nxënësve në të gjitha lëndët relevante dhe jo të shkojmë në një numër të vogël pyetjesh”, tha ajo.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …