Sali Berisha

Sali Berisha mori 40 mijë e 820 vota nga elektorati i PD-së, e cila numëron 20 herë më shumë zgjedhës nga radhët e veta

Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vitesh kryetar i Partisë Demokratike, në zgjedhjet e zhvilluara të dielën nga Komisioni i Rithemelimit. Në garë për këtë post ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi. Pas një procesi votimi prej 12 orësh, anëtarët e PD-së kanë votuar në 108 qendra votimi në të gjithë vendin, ku fitues u shpall. Sali Berisha. Anëtarja e Rithemelimit Albana Vokshi ka dhënë një deklaratë për media në fund të numërimit, ku ka bërë me dije se sa votues kanë marrë pjesë për secilën qendër votimi. Sali Berisha ka rimarrë drejtimin e Partisë Demokratike pas 9 vitesh. Në zgjedhjet e mbajtura më 22 maj, ish-kryeministri, Sali Berisha mori 40 mijë e 820 vota nga elektorati i kësaj partie,   e cila numëron 20 herë më shumë zgjedhës nga radhët e veta.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …