Avokati i Popullit, duke folur lidhur me strukturën e re tarifore në Kosovë që trajton ligjshmërinë dhe mbi të gjitha elementet e të drejtave të njeriut, ka thënë se vendimi i ZRRE-së ka elemente të diskriminimit dhe trajtimit të pabarabartë ndaj konsumatorëve. Tarifat e ndryshme e të bazuara në nivel të konsumit të energjisë elektrike janë në kundërshtim me Nenin 47 të Ligjit për Rregullatorin e Energjisë, ku theksohet domosdoshmëria që tarifat të kenë karakter jodiskriminues. Si bazë për këtë merret përjashtimi i konsumatorëve të veriut të Kosovës nga shtrenjtimi i rrymës, gjë që vlerësohet si diskriminim ndaj konsumatorëve të tjerë. Gjithashtu, subvencionimi në mes të kategorive të konsumatorëve me çmime të rregulluara vë gjithashtu ZRRE-në në pozicion diskriminues”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Avokatit të Popullit, Petrit Çollaku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …