SHFMU ”Hasan Prishtina” shënon ditën e shkollës

Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ” Hasan Prishtina” në fshatin Tërpezë të komunës së Malishevës, shënon ditën e shkollës, në këtë përvjetor ishte edhe e para e arsimit të komunës së Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, drejtoreshë e drejtorisë për arsim dhe edukim. Në fjalën e rastit ajo tha.” Përvjetorët e shkollave shënojnë të arriturat e nxënësve në procesin edukativo- mësimor, janë tregues për punën e mësimdhënësve se sa janë të rezultatshëm në mësimdhënie, tregojnë përformancën e udhëheqjes së shkollës dhe bashkëpunimin me prindër si dhe me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim në Malishevë, prandaj shkolla ”Hasan Prishtina” në fshatin Tërpezë, ka treguar suksese jo vetëm brenda komunës së Malishevës, por edhe në nivel regjional e shtetëror në gara të ndryshme të diturisë, ka treguar bashkëpunim me shkollat si motra ku përvojat e tyre kanë dhënë rezultate të kënaqshme, atëherë mund të themi se sot janë krijuar kushte të standardit të lartë në shkollat tona, ato janë  të pajisura me kabinete e biblioteka, por shkolla juaj edhe me muze, shkollë që tregon të kaluarën dhe të sotmen, të gjitha këto janë falë lirisë dhe gjakut të dëshmorëve të kombit, luftës çlirimtare të UÇK-së. Lavdi dëshmorëve të atdheut ndër breza” përfundoi, Krasniqi. Fjalë rasti mbajti edhe drejtoresha e SHFMU-së ” Hasan Prishtina”, Emine Krasniqi. Nxënësit dhanë program të pasur artistik, në fund u nderuan me mirënjohje dhe falënderime më të dalluarit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …