Komuna e Vitisë vazhdon me punimet e sinjalistikes rrugore

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria e Inspekcionit, po vazhdon punimet në vendosjen e sinjalistikës rrugore në këtë komunë. Me këtë rast në qytetin e Vitisë, por edhe jashtë saj kanë vazhduar punimet në vendosjen e sinjalistikës rrugore, qoftë në sinjalizimin horizontal, vertikal apo edhe me vendosjen e shenjave të trafikut. Këto punimet nga afër i ka vizituar edhe drejtori i kësaj drejtorie, Adnan Imeri, i cili edhe ka folur për këto punime. “Mbrëma gjatë orëve të vona ishim në inspektim së bashku me Inspektorin e komunikacionit, Bushat Zuka si dhe Drejtorin e Shërbimeve Publike, Basri Aliu, me qëllim të inspektimit dhe rregullimit sa më mirë të shenjave të komunikacionit. Gjatë kësaj jave janë vendosur brenda qytetit të Vitisë shenjat e komunikacionit horizontal, vendkalimet e këmbësoreve, shenjëzimi i rrugëve si dhe rregullimi i parkingjeve publike”, u shpreh drejtori Imeri. Ai tha se drejtoria e Inspeksionit është e përkushtuar që ti vendos dhe rregulloj shenjat e komunikacionit në Komunën e Vitisë me qëllim të rritjes së vazhdueshme të sigurisë së pjesëmarrësve në trafik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …