Oxfam: 40 miliarderë të rinj u krijuan gjatë pandemisë, rreth 573 të tjerë iu kanë bashkuar listës së miliarderëve të botës

Oxfam: 40 miliarderë të rinj u krijuan gjatë pandemisë, rreth 573 të tjerë iu kanë bashkuar listës së miliarderëve të botës

Pandemia e koronavirusit i ka mbushur edhe më shumë llogaritë e të pasurve. Rreth 573 persona i janë bashkuar listës së miliarderëve të botës që prej vitit 2020, sipas shifrave të publikuara të dielën nga Oxfam. Praktikisht, gjatë pandemisë, botës iu shtua një miliarder çdo 30 orë. Raporti, i cili u përpilua nga të dhënat e Forbes, analizon rritjen e pabarazisë në dy vitet e fundit dhe publikohet gjatë organizimit të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ku mblidhen njerëzit më të pasur dhe liderët e globit. Pasuria e miliarderëve është rritur në total me 3,8 trilionë dollarë gjatë këtyre dy viteve, ose me 42%, duke arritur një vlerë totale prej 12,7 trilionë. Një pjesë e madhe e këtij fitimi i atribuohet rritjes së vlerës së aksioneve të bursave, falë edhe injektimit të parave nga qeveritë e shteteve të ndryshme, për të zbutur goditjen e dhënë nga pandemia. Pjesa më e madhe e fitimit është realizuar gjatë vitit të parë të pandemisë, ndërsa ritmi tani duket se është ulur.

Sipas raportit, në të njëjtën periudhë, për shkak të Covid-19, 263 milionë persona kanë përfunduar në varfëri ekstreme, duke zhbërë një progres për të cilin janë dashur dekada për t’u arritur. Oxfam thotë se miliarderët në fushën e agrobiznesit kanë realizuar shtimin më të madh të pasurisë, me 382 miliardë dollarë, ose 45%. Që nga viti 2020 u krijuan rreth 62 miliarderë të rinj nga kjo fushë. Ndërsa pasuria e miliarderëve në industrinë hidrokarbure u rrit me 53 miliardë dollarë, ose 24%. 40 miliarderë të rinj u krijuan gjatë pandemisë në industrinë farmaceutike, e cila ka luajtur edhe një rol kryesor në luftën kundër virusit korona, duke përfituar ndërkohë edhe miliarda nga shpenzimet publike. Miliarderët në sektorin e teknologjisë e shtuan pasurinë e tyre me 436 miliardë dollarë gjatë dy viteve të fundit. Jo më kot 7 nga 10 njerëzit më të pasur të botës janë nga kjo industri.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-diplomati amerikan, Thomas Cantriman nuk pajtohet me konstatimin se Amerika ka qasje më të butë ndaj Serbisë. Duke folur për situatën e tensionuar në veriun e Kosovës, ai ka deklaruar se konfirmimi i shtendosjes nuk shihet në fjalë, ose në kushtet e marrëveshjes, por në veprimet e autoriteteve të Kosovës dhe të komunitetit serb. Duke folur për Zërin e Amerikës, ai është shprehur se nëse nuk është fjala për një tërheqje e plotë, atëherë së paku kjo do të bëhej duke e zvogëluar numrin e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, në Veri dhe lëvizje që do të tregonin një kuptim të nevojës për pajtim politik dhe vendosjen e udhëheqjes së re legjitime në komunat në veri të Kosovës. Contryman ka theksuar se nuk pajtohet me pretendimet e palës së Kosovës se komuniteti ndërkombëtar ka një lloj qasje më të butë ndaj Serbisë, për ta distancuar atë nga Rusia. Brukseli dhe Uashingtoni po provojnë të zgjidhin çështjet e hapura në rajon. Një gjë e tillë nënkupton aplikimin e diplomacisë së qetë, ndonjëherë shumë të zëshme dhe të pa ekuivokë. Unë e kuptoj një perceptim të tillë të realitetit, por ata që e bëjnë këtë, nuk i kuptojnë arsyet që mund çojnë në një qasje të tillë, ka thënë Countryman.

Thomas Countryman: Çështja e Kosovës nuk do të jetë prioritet për presidentin e ardhshëm Trump

Ish-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Thomas Countryman, ka deklaruar se nën udhëheqjen e …