Zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me dialogun me Serbinë. Ai gjatë raportimit është pyetur nga deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi nëse Asociacioni i Komunave Serbe është kusht për një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. Bislimi nuk ka dhënë përgjigje direkt, por ka përsëritur apelin e BE-së që të gjitha marrëveshjet e nënshkruara të zbatohet pa kushte, pasi BE-ja ka evidentuar se pala serbe ka numër më të madh të marrëveshjeve që nuk i zbaton. Brukseli thotë, duhet të implementohen marrëveshjet, nuk ka kushte, e njëjta BE thotë se lista e mos implementimit të marrëveshjes është më e gjatë te pala serbe, nuk e di pse i fryni kësaj teme?”, tha Besnik Bislimi.
Kontrolloni gjithashtu
Milazim Krasniqi: Drejtësia duhet të veprojë për të adresuar skandalet e qeverisë
Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës për një sërë skandalesh që …