Greku antishqiptar, Dendias kërcënon ministren Olta Xhaçka duke ia ndaluar ta përmend çështjen çame, përndryshe...

Greku antishqiptar, Dendias kërcënon ministren Olta Xhaçka duke ia ndaluar ta përmend çështjen çame, përndryshe…

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë,  Olta Xhaçka, në një konferencë të përbashkët me ministrin shovinist  grek, Nikos  Dendias, deklaroi se shpreson që Shqipëria e Greqia të diskutojnë me një qasje konstruktive jo vetëm çështjen e kufirit detar, por edhe çështje të tjera të vështira si ligji i luftës, apo çështja çame. “Vullneti i mirë për të gjetur një zgjidhje të pranuar reciprokisht në një çështje kaq të vështirë si ajo e hapësirave detare, mund të shërbejë edhe si një shembull i qasjes konstruktive me të cilën vendet tona mike mund të nisin diskutimet edhe për çështje të tjera të vështira, që kemi trashëguar nga Lufta e Dytë Botërore, siç janë abrogimi i ligjit të luftës dhe çështjet e të drejtave të komunitetit çam”, tha ministrja e Jashtme. Ministri i Jashtëm grek u përgjigj me një kërcënim: “Duhet të mos krijojmë çështje që nuk janë ekzistuese sepse kjo na shpie në pasoja të shumëfishta, ku Greqia pastaj do të vendosë çështje të tjera që mund të ndikojnë në itinerarin tuaj në Evropë, ku Greqia ka përdorur dhe do të përdorë veto nëse Shqipëria nuk ia plotëson të gjitha kërkesat Athinës zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …