Sipas raportit të Oxfam në të njëjtën periudhë, për shkak të Covid-19, 263 milionë persona kanë përfunduar në varfëri ekstreme, duke zhbërë një progres për të cilin janë dashur dekada për t’u arritur. Oxfam thotë se miliarderët në fushën e agrobiznesit kanë realizuar shtimin më të madh të pasurisë, me 382 miliardë dollarë, ose 45%. Që nga viti 2020 u krijuan rreth 62 miliarderë të rinj nga kjo fushë. Ndërsa pasuria e miliarderëve në industrinë hidrokarbure u rrit me 53 miliardë dollarë, ose 24%. 40 miliarderë të rinj u krijuan gjatë pandemisë në industrinë farmaceutike, e cila ka luajtur edhe një rol kryesor në luftën kundër virusit korona, duke përfituar ndërkohë edhe miliarda nga shpenzimet publike. Miliarderët në sektorin e teknologjisë e shtuan pasurinë e tyre me 436 miliardë dollarë gjatë dy viteve të fundit. Jo më kot 7 nga 10 njerëzit më të pasur të botës janë nga kjo industri.
Kontrolloni gjithashtu
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është liruar nga masa e arrestit shtëpiak
Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha është liruar nga masa “arrest shtëpie”. Gjykata …