Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes

Në kuadër të turneut tre javor në pjesë të ndryshme të botës, delegacioni nga Kolegji Mbretëror i Studimeve të Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar vizitoi  Ministrinë e Mbrojtjes. Përveç, nga stafi akademik i këtij Kolegji ndër më prestigjiozët në Botë, në delegacion ishin edhe ushtarakë të lartë e ekspertë të fushës ushtarake dhe sigurisë nga vende të ndryshme të Botës.

Delegacioni përkatës i shoqëruar edhe nga ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, u prit nga Zv.Ministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla në shoqërim të Zv.Komandantit të FSK-së Gjeneralmajor Enver Cikaqi, Drejtori I Drejtorisë së Inteligjencës dhe Sigurisë, Gjeneralmajor Gëzim Hazrolli dhe Shefja e Kabinetit të Ministrit, Agime Gashaj. Me këtë rast, Zv. Ministri Syla, përveç mirëseardhjes dhe vlerësimit të lartë të rëndësisë së kësaj vizite, para mysafirëve trajtoi aspektin politik dhe mjedisin e sigurisë në kontekstin e ri gjeopolitik pas agresionit ushtarak të Rusisë në Ukrainë. Ai në vijim, në fjalën e tij, trajtoi reflektimin direkt dhe indirekt të agresionit të Rusisë në Ukrainë, në mjedisin politik dhe sigurisë në rajon dhe Kosovë, me theks të veçantë të qasjes destabilizuese të Serbisë ndaj Kosovës.  Ndër të tjera, ai përmendi edhe format e kërcënimeve dhe rreziqeve që aplikon Serbia në funksion të mbajtjes në tension të pasigurisë së Kosovës, Malit të Zi dhe Bosne Hercegovinës, për çka vlerësoi të domosdoshme, veprime të qarta parandaluese nga qendrat politikëbërëse dhe vendimmarrëse të bllokut euroatlantik.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …