Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ftoi kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq, që t’i bashkohet një takimi të nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”, që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Sot Vuçiq u takua me Abazoviqin, ku po marrin pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos të Zvicrës. Forumi në Davos, që nisi më 22 dhe do të zgjasë deri më 26 maj, po mbahet pas një pauze dyvjeçare për shkak të pandemisë së koronavirusit. “Edhe një mundësi e shkëlqyer për të diskutuar çështje dypalëshe me Dritan Abazoviqin gjatë Forumit Ekonomik Botëror, por edhe për ta ftuar edhe një herë që të bashkohet me ne në takimin e nismës së ‘Ballkanit të Hapur’ në Ohër”, tha Vuçiq. Ndërkohë, kryeministri Abazoviq tha se shteti i tij është duke bërë përpjekje për të promovuar një politikë të bashkëpunimit rajonal, pajtimit, bashkëjetesës dhe kohezionit më të mirë ekonomik në Ballkanin Perëndimor.
Kontrolloni gjithashtu
KFOR-i nuk konfirmon kalimin e policëve Kosovës, në kufirin me Serbinë
Misioni paqeruajtës i KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes …