Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ishte përballë kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në panelin ku u diskutua me temën “Dialogu i Diplomacisë për Ballkanin Perëndimor” në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, Në panel kanë qenë edhe liderë të shteteve tjera të rajonit. Krahas kryeministrit Kurti, në këtë sesion, diskutuan edhe: Andrej Plenkoviq, Kryeministër i Kroacisë, Dritan Abazoviq, Kryeministër i Malit të Zi, Alexander Schallenberg, Ministër Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Austrisë, Stevo Pendarovski, President i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë, Zoran Tegeltija, Kryetar i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Miroslav Lajčák, Përfaqësues Special i Bashkimit Evropian për Dialogun dhe Odile Fransua Renaud-Basso nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh)”, njoftoi Zyra e Kryeministrit. Diskutimi në panel u kryesua nga Børge Brende, President i Forumit Ekonomik Botëror, thotë Z zyra e kryeministrit, ndërsa u prezantua nga Mirek Dusek, Zëvendës Drejtor i Qendrës për Çështje Gjeopolitike dhe Rajonale, njëherit Anëtar i Forumit Ekonomik Botëror.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …