Kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në Shtërpcë, është zgjedhur Garip Sahiti. Me këtë rast, ai ka thënë se gjithmonë do ta mbrojë interesin e PDK-së në këtë komunë dhe të qytetarëve. Të dashur qytetarë, miq dhe bashkëpunëtorë! Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë t’ju informoj, se Partia Demokratike e Kosovës dega në Shtërpcë më ka besuar pozitën e kryetarit të degës. Falënderoj ish-kryetarin z. Beqir Fejzullahu për punën e deritanishme. Gjithmonë do ta mbrojë interesin e të mirës së përgjithshme të Partisë Demokratike të Kosovës dega në Shtërpcë dhe gjithë qytetarëve të komunës sonë. Ju jam mirënjohës dhe falënderues!”, ka shkruar Sahiti.
