Nga 30 gushti e deri më 8 shtator KFOR-i do të mbajë një Ushtrim për Trajnim dhe Stërvitje Operacionale

KFOR-i po mbanë ushtrimin, “Shpata e ngrirë”, nga 25 deri më 28 maj 2022, në zonën e stërvitjes ajrore të Gjakovës

Forca paqeruajtëse  e Kosovës e udhëhequr nga NATO-ja, njoftoi  se ka organizuar ushtrimin “Shpata e ngrirë,  që do të zhvillohet nga data 25 deri më 28 maj 2022 në zonën e stërvitjes ajrore të Gjakovës. Gjatë periudhës së ushtrimit, komunitetet lokale mund të shohin një rritje të qarkullimit të mjeteve të transportit ushtarak dhe civil, ku do të përfshihen mjete të rënda dhe makineri për lëvizjen e dheut, të nevojshme për të përcaktuar skenarin e stërvitjes. KFOR-i do të marrë të gjitha masat e nevojshme për të lehtësuar çdo shqetësim që mund t’i shkaktohet popullatës’’. Tutje, thuhet se ushtrimi do të vendoset në një kontekst të një operacioni në shkallë të gjerë reagimi ndaj emergjencave. Sipas njoftimit personeli i KFOR-it do të sfidohet të marrë të gjitha masat e nevojshme për të rivendosur lirinë e lëvizjes dhe një mjedis të qetë dhe të sigurt në përputhje me parimet e Rezolutës 1244 të OKB-së, e vitit 1999.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …