Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit. Ankesa kishte të bënte mbi vendimin e gjyqtarit parprak francez i cili rrëzoi kundërshtimet e mbrojtjes së krerëve të UÇK-së mbi ligjshmërinë e Dhomave të Specializuara si dhe për disa shkelje të të drejtave kushtetuese të të akuzuarve. Apeli ka marrë vendim në një vijë me gjyqtarin paraprak, duke refuzuar kështu ankesat e Thaçit e Veselit. Vendimi 42 faqe i panelit të Apelit tashmë gjendet në domenin publik të gjykatës.
Kontrolloni gjithashtu
Për sulmin terrorist në kanalin e “Ibër-Lepencit”, ambasadori, Christopher Hill, nuk ka parë dëshmi që çojnë te Beogradi
Për sulmin terrorist të 29 nëntorit në kanalin e “Ibër-Lepencit” , ambasadori amerikan në Serbi, …