Komuna e Rahovecit përfiton 40,000.00 Euro grant nga thirrja “Programi për Mbështetje për Projektet Infrastrukturore për Komunitete për Komunat e Republikës së Kosovës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi dhe ministri i Ministrisë së Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, nënshkruan marrëveshjen sipas së cilës Komuna e Rahovecit përfiton 40,000.00 Euro grant nga thirrja “Programi për Mbështetje për Projektet Infrastrukturore për Komunitete për Komunat e Republikës së Kosovës”. “Me mjetet e përfituara nga kjo thirrje, do të mundësohet ndërtimi i rrugëve me prioritet në pjesën e epërme të qytetit, duke i shërbyer zhvillimit të infrastrukturës së përgjithshme të komunës së Rahovecit, e veçanërisht pjesës së banuar nga komunitetet”, tha më tej Latifi.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …