Komiteti për Arsim, Kulturë. Rini dhe Sport miratoi planin e punës për vitin 2022

Komiteti për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Malishevës, e ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është diskutuar dhe më pas e kanë miratuar planin e punës për vitin 2022. Mbledhja është drejtuar nga kryesuesi i këtij komiteti, Januz Kastrati, ndërsa në këtë mbledhje kanë raportuar edhe drejtori për kulturë, rini dhe sport, Fitim Shala dhe drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi. Në këtë mbledhje është diskutuar për përgatitjet për shënimin e 16 Qershorit-Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës dhe për përgatitjet për përfundimin e vitit shkollorë, e që lidhen me punën e këtij komiteti, ndërsa drejtorët Krasniqi e Shala, i kanë informuar anëtarët e komitetit për përgatitjet që janë duke u bërë. Më pas, anëtarët e komitetit, i kanë vizituar tri shkolla në Komunën e Malishevës, ku janë njoftuar me procesin mësimor në këto shkolla.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …