leoni

Zëvendësministri Hoti: Ukshin Hoti, prijës i të drejtave dhe lirive shqiptare

 Zëvendësministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Rexhep Hoti mori pjesë në një organizim në kuadër të “Javës së Ukshin Hotit” që u mbajt një orë letrare për nderë të figurës së veprimtarit Ukshin Hoti.

Në kuadër të organizimit i cili u mbajt në vendlindjen e Ukshin Hotit, në Krushë të Madhe, të pranishëm ishin poetë nga vende të ndryshme të Kosovës të cilët lexuan disa nga krijimet e tyre kushtuar Ukshin Hotit.

Zëvendësministri Hoti, duke folur për veprimtarin e çështjes kombëtare, Ukshin Hotin tha se ai nuk e ka mbrojtur çështjen shqiptare vetëm nga të qenit vetë shqiptar, por ngase ndjeu pafundësisht detyrën për mbrojtje të nevojave të shqiptarëve për liri dhe të drejta.

Duke folur para nxënësve të shkollës fillore “Bajram Curri”, zëvendësministri Hoti tha se ndër çështjet më të rëndësishme për Ukshin Hotin ka qenë edhe shkollimi i brezit të ri.

Më pas, zëvendësministri tha se Ukshin Hoti ishte i pari që hodhi idenë se republikat shqiptare duhet të konsolidohen në një shtet si dhe i dha jetë lirisë paqësore dhe krahut të luftës.

Zëvendësministri theksoi se veprimtari Hoti me të drejtë konsiderohet si profet i të drejtave dhe lirive shqiptare nga që ka punuar fortë dhe me përkushtimin për arritjen e tyre.

Ai tha se filozofia politike e Ukshin Hotit e tejkalon mendimin e botës shqiptare akademike sot.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …