Qeveria e Shqipërisë ia ka ofruar NATO-s një bazë detare, me qëllim për të nxjerrë në pah, “në këto kohë të vështira” vlerën e shtetit të vogël në aleancën e Atlantikut Verior. Kryeministri Edi Rama ka thënë se baza detare e Pashalimanit, 180 kilometra në jug të Tiranës, mund të jetë “një vlerë e shtuar”, për aleancën dhe se ishte përgatitur një projekt për rinovimin e saj. “Në këto kohë të rrezikshme besoj se gjenerali mund të mendojë të ketë një bazë detare të NATO-s në Shqipëri”, ka thënë Rama. Shqipëria, e cila është bërë anëtare e NATO-s në vitin 2009, i është bashkuar Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian duke dënuar luftën e Rusisë në Ukrainë. Baza e Pashalimanit e cila ndodhet në gjirin e Vlorës është ndërtuar në vitet 1950 kur Bashkimi Sovjetik kishte sjellë në Shqipëri 12 nëndetëse, duke e bërë atë bazën e vetme detare që ata kishin asokohe në Mesdhe. Pas prishjes së lidhjeve Tiranë-Moskë në vitin 1961, Pashalimani ka mbetur si një bazë detare ku strehoheshin katër nëndetëset e mbetura dhe anije të tjera të vogla ushtarake.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …