Aleksandar Vuçiq

Aleksandër Vuçiç: Serbia është e kënaqur nga niveli i marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Rusisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalimit të tij në Forumin Ekonomik të Davosit është shprehur se Serbia është e kënaqur nga niveli i marrëdhënieve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat sipas tij kurrë nuk kanë qenë më të mira se sot. Jemi të kënaqur me këto marrëdhënie që kemi sot. Marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut nuk kanë qenë kurrë më të mira se sot”, tha ai. Lidhur me nismën e Ballkanit të Hapur, Vuçiç tha se Serbia mirëpret me ‘derën hapur’ të gjitha vendet e tjera të rajonit që duan t’i bashkohen dhe të bashkëpunojnë. Kushdo që dëshiron bashkëpunimin është i mirëpritur. I kemi ftuar të gjithë, por jemi të kënaqur me marrëveshjen që kemi sot. Do të donim që t’i bashkoheshin të gjitha vendet, por jemi të kënaqur, sepse kemi bashkëpunim të mirë me të gjithë”, tha Presidenti serb.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …