leoni

Albin Kurti

Albin Kurti: Qëllimi i vizitës sime në Shtetet e Bashkuara, ka pasur për synim sjelljen e investimeve në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka pasur për synim sjelljen e investimeve në Kosovë. Ai ka thënë se në takimet me kompani të ndryshme i ka njoftuar për progresin në Kosovë. Kurti para gazetarëve ka thënë se në SHBA kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, me ç’rast i kanë njoftuar se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke. “Vizita nuk ka qenë e shkurt. Dy kanë qenë qëllimet kryesore të kësaj vizite në SHBA. E para është investimet në Kosovë dhe siguria për Kosovën. Shumicën e takimeve i kam pasur me kompani të ndryshme që i kam njoftuar për progresin në Kosovë dhe kam kërkuar kontributin e tyre. Dhe siguria për Kosovën në me problemet që i kemi në Ballkan, pasi Beogradi zyrtar ka lidhja të ngushtë me një shtet që ndodhet në luftë në Ukrainë”, tha Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Veton Berisha

Veton Berisha ofron mbështetje për Kurtin, por kërkon përgjegjësi dhe implementim të programit

Deputeti i zgjedhur nga komuniteti egjiptian, Veton Berisha, ka deklaruar se është i gatshëm të …