Krasniqi nderon me mirënjohje mërgimtarët Krasniqin dhe Morinën

Drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në komunën e Malishevës, Arbëreshë Krasniqi, takoi mërgimtarët kontributdhënës për shkollat, Kastriot Krasniqin nga fshati Bardh i cili vazhdimisht ndihmon  SHFMU-në ” Afrim Krasniqi” dhe Sheremet Morinën, nga fshati Lumishtë që kontribuon për SHFMU-në ” Migjeni ” të cilët i nderoi dhe vlerësoi me mirënjohje , për kontributin e vazhdueshëm në përkrahje të komunitetit shkollor që po japin. Në takimet që pati me ta, Krasniqi tha: ”Ju dhe shumë mërgimtarë të komunës sonë, që punoni në botën e jashtme, larg më të dashurve tuaj, sot jeni ” Heronj të heshtur”, por me ju ne u rritëm si fëmijë, si nxënës, si studentë dhe sot si përgjegjës  të institucioneve  të komunës së Malishevës, ju po ndani për vendlindjen tuaj dhe shkollën, nga djersa juaj e punës, nga kursimet tuaj familjare, prandaj apeloi që  nga familja që ju vlerëson shumë po ashtu edhe institucionet shtetërore  të përkujdesemi që kontributi juaj të jetë udhërrëfyes për ne , sepse ju dje ndihmuat çlirimin dhe luftën çlirimtare të UÇK-së, sot po ndihmoni në ndërtimin e shtetit tuaj dhe të shkollës kombëtare për kushtet dhe zhvillimin  më të mirë të procesit edukativo-mësimor, do t’u jemi mirënjohës përherë për kontributin tuaj në çdo kohë dhe rrethanë për kombin tonë”, përfundoi Krasniqi. Ju faleminderit  të gjithë mërgimtarëve  tanë që vazhdimisht ndihmojnë shkollat dhe fshatrat e tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …