leoni

Kryetari Latifi bëri homazhe në Hamoc ku prehen dëshmorët Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa

Në kujtim dhe nderim të sakrificës sublime për lirinë e Atdheut, sot kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë, bënë homazhe në Hamoc, ku prehen djemtë më të zotët e këtij populli, dëshmorët: Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa. Me këtë rast kryetari Latif tha se, te heronjtë gjejmë shembullin e përkushtimit deri në vetëmohim. Përkulemi deri në gjunj para veprës së Sadedin Hajdës, vëlla i heroit të spikatur të luftës për liri Xhelal Hajda-Tonit. Vepra dhe sakrifica sublime e luftëtarit të UÇK-së Mexhit Mustafës, tregon për shpirtin e paepur luftarak dhe atdhedashurinë e tij. Të përkujtojmë se, Beteja e Hamocit ishte e ashpër dhe heroike. Dëshmitë e kohës flasin dhe do të flasin, se si forcat pushtuese serbe do të hasin në rezistencën e fortë të luftëtarëve tanë. Në arenën e luftimeve me forcat e pushtuesit serb, në betejën e Hamocit, bie si burrat djaloshi guximtar dhe luftëtari i madh, Bekim Sylka nga Rahoveci. Gjaku u derdh, por beteja vazhdoi dhe pas shumë orë luftimesh, po me 27 maj, falë qëndresës së trimave tanë bien në përpjekje edhe Sadedin Hajda dhe Mexhit Mustafa, duke lënë pas nder dhe plot lavdi. Lavdi dëshmorëve që i përjetësuan emrat e tyre në histori në betejën e përgjakshme dhe heroike të Hamocit! Lavdi për jetë e mot, Sadedin Hajdës, Mexhit Mustafës dhe Bekim Sylkës! Lavdi trimave që ranë në altarin e lirisë!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …