Në njoftim e Zyres së Kuvendit është bërë me dije se rendi i ditës do të përfshijë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara plenare, zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së nga radhët e komunitetit serb dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për fondet pensionale të Kosovës. Rendi i ditës së Kryesisë së Kuvendit: Miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të mëparshme të Kryesisë së Kuvendit, Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022: Votimi në parim i Projektligjit nr. 08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-040 për vetëqeverisjen lokale. III. Pika e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …