leoni

Në shënim të 21-Vjetorit – Ditës Përkujtimore të Masakrës së Reçakut, më 15 janar mbahet Akademi përkujtimore

BE-ja, vazhdon të kërkojë nga vendet e rajonit të kenë bashkëpunim me Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale

BE-ja, vazhdon të kërkojë nga vendet e rajonit që të kenë bashkëpunim të plotë me Mekanizmin Ndërkombëtar për Gjykatat Penale, që ka marrë përsipër çështjet e papërfunduara nga Tribunali i Hagës për krimet e luftës në territorin e ish-Jugosllavisë. Blloku evropian kërkon nga gjykatat vendore që të punojnë në dënimin e krimeve të luftës në mënyrë që të mos ketë ndjenjë të pandëshkueshmërisë. Në rastin e Kosovës, kërkohet bashkëpunimi i autoriteteve dhe Dhomat e Specializuara, me seli në Hagë të Holandës. Përkundër thirrjeve të BE-së, progresi në këtë drejtim, siç thanë zyrtarët në Bruksel, “nuk ka qenë në nivelin e duhur”. Ka ngecje në bashkëpunim mes vendeve të rajonit në shkëmbimin e të dhënave dhe bartjen e rasteve. Ndërsa, tani është shfaqur edhe problemi i konfliktit të juridiksionit, sidomos në rastin e Serbisë. Për shtetet fqinje të Serbisë, e sidomos për Kroacinë e cila prej vitit 2013 është anëtare e BE-së, është i papranueshëm i ashtuquajturi “juridiksioni universal” që Serbia e ka në ligjet e saj, raporton REL.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …