Holanda dhe Franca po vazhdojnë ta bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Mbi 3 mijë e 600 nënshkrime janë mbledhur deri tash në peticionin për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës

Mbi 3 mijë e 600 nënshkrime janë mbledhur deri tash në peticionin për liberalizimin e vizave për kosovarët, të nisur nga këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Shneeberger. Peticioni i nisur në change.org, ka qëllim që t’i bind shtete skeptike të BE-së për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës sa ma parë. Në arsyetimin e iniciativës thuhet se qytetarët e Kosovës s’duhet të jenë më të izoluar. “Përkundër se Kosova ka dëshmuar për përmbushjen e të gjitha kushteve, liberalizimi i vizave vazhdon të kundërshtohet nga dy anëtare të BE-së – Franca dhe Holanda. Liberalizimi i vizave për të gjitha vendet e tjera të Ballkanit si dhe për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë është realizuar qe disa vite. Koha është që edhe qytetarët e Kosovës, të kenë mundësinë që të hyjnë në BE pa nevojë për të aplikuar për viza. Ndërkohë, hyrja pa viza është e mundur për të gjithë qytetarët e BE-së në Kosovë. Ky trajtim i pabarabartë duhet të marr fund. Qytetarët e Kosovës nuk duhet të jenë më të izoluar. Prandaj, bëjmë thirrje për një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovë në samitin e radhës të BE-së, në qershor 2022”, thuhet në arsyetimin e iniciativës. Nismën e Shnerbergerit e ka përkrahur edhe ish-zëvendës presidentja e Parlamentit Evropian, Lunaçek.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …