Përveç shiut, në disa pjesë të vendit ka rënë edhe breshër me pasoja të mëdha në kultura bujqësore

Ashtu sikur vende tjera të Ballkanit, edhe Kosova u përfshi nga reshjet të dendura atmosferike të cilat herë pas here u shoqëruan me breshër. Kjo ka bërë, që në disa komuna të Kosovës të ketë dëme të konsiderueshme në kultura bujqësore. Nga njoftimet prej terrenit, mësohet se gjatë kësaj fundjave, breshër ka ra në komunën e Skenderajt, Burimit, Mitrovicës, Dragashit dhe Vitisë, ku ka shkaktuar dëme në disa kultura bujqësore. Moti me të reshura të dendura e të shoqëruara herë pas here me stuhi e breshër në intervale të caktuara kohore ka mbretëruar edhe në shtetet fqinje, ku raportohet edhe për dëme të caktuara. Meteorologët kanë paraparë që në fillim të javës do të ketë më pak reshje të dendura ndërsa kah mesi i javës ringritje të ndjeshme të temperaturave.

Kontrolloni gjithashtu

Sheqir Zeneli: Ahmeti ishte një njeri me një shpirt të pa epur, një patriot i devotshëm…

Përshendetje familja e ngusht QERIQI! ATË DITË ISHA i shtrirë në shtrat dhe mezi po …