Komisari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Johannes Hahn, gjatë qëndrimit për vizitë zyrtare në Kosovë do të takohet dhe do të bisedojë me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe kryetarët e partive opozitare. Hahn, fillimisht pritet të takojë kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, pastaj përfaqësues të tjerë të institucioneve. Në orën 10:20 në ndërtesën e Qeverisë, Hahni dhe Mustafa do të mbajnë një konferencë për media. Kurse në orën 14:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë takim me liderët e partive politike. Pas takimit ai do të jap një deklaratë për media.
Kontrolloni gjithashtu
Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale
Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …