leoni

Liderët e Bashkimit Evropian më 21 janar diskutojnë mbi vaksinat për Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian nuk është pajtuar për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse

Bashkimi Evropian nuk është  pajtuar për vendosjen e embargos ndaj naftës ruse, por diplomatët do të vazhdojnë të përpiqen që të bëjnë përparim përpara takimit të fillim javës. Kjo embargo ishte propozuar si pjesë e paketës së gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë. Paketa përfshin shkëputjen e bankës më të madhe ruse Sberbank nga sistemi financiar SWIFT, ndalimin e transmetuesve rusë dhe shtimin e më shumë njerëzve në listën e individëve dhe aseteve që janë ngrirë në BE. E gjithë paketa është kundërshtuar nga Hungaria, e cila thotë se një embargo e naftës do të ishte një goditje për ekonominë e saj, sepse ajo nuk mund të marrë lehtësisht naftë nga diku tjetër. Sllovakia dhe Republika Çeke kanë shprehur shqetësime të ngjashme. Bisedimet mbi embargon e naftës kanë vazhduar për një muaj pa përparim dhe liderët kishin qenë të prirë të arrinin një marrëveshje para samitit dhe për të shmangur se janë të ndarë në përgjigjen e tyre ndaj Moskës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …