leoni

Tomë Gashi

Gashi: Sot mund të përfundojnë seancat gjyqësore në Gjykatën e Apelit kundër çlirimtarëve

Avokati, Tomë Gashi, thotë për mediet se sot  mund të përfundojnë seancat gjyqësore në Gjykatën e Apelit edhe për rastin e quajtur, “Drenica II”. Javën e kaluar ka përfunduar ‘Drenica I’. Më 17 maj 2016 mund të përfundojnë edhe seancat e ‘Drenica II’ që do ta përmbyllë gjykimin më të madh në Kosovë, ku prijësit e luftës së UÇK-së, gjeneral Syljeman Selimi, Sami Lushtaku dhe komandantë dhe ushtarë të tjerë janë dënuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë,  pa asnjë provë dhe pa asnjë standard të drejtësisë. Gjykata e Apelit e ka rastin historik që të përmirësojë padrejtësinë e Gjykatës Themelore për rastin “Drenica”. “Mbrojtja e Syljeman Selimit dhe të gjithë avokatëve e tjerë konsiderojnë së Gjykata e Apelit e ka rastin historik ta përmirësojë padrejtësinë e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, që  u mor ndaj atyre që luftuan për ta mbrojtur popullin shqiptar të Kosovës nga okupatori serb. Nëse lufta kundër Serbisë ka qenë krim, atëherë si është e mundshme qe Tribunali i Hagës i dënoi të gjithë udhëheqësit më të lartë shtetërore dhe ushtarake të Serbisë për krime të luftës deri në gjenocid ndaj popullatës shqiptare në Kosovë,  ka shkuar Gashi, në një postim të tij në internet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …