leoni

Covid

Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 5 raste të reja, janë shëruar 14 të infektuar

Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës,  ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 223 testime  sa janë bërë në nivel vendi, 5  të dyshuar  kanë rezultuar pozitiv me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe kohore nuk ka vdekur asnjë i  infektuar. Po ashtu bëhet me dije se sot janë shëruar 14 të infektuar dhe  numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 225 mijë e 148.   Numri i rasteve aktive ka zbritur në  66 të infektuar aktualë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …