Kryetari turk, Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, këmbëngul në qëndrimin e tij kundër anëtarësimit të Suedisë e Finlandës në NATO

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, këmbëngul në qëndrimin e tij kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO. Ai ka deklaruar se bisedimet e javës së kaluar me delegacionet finlandeze dhe suedeze nuk ishin në “nivelin e pritur” dhe Ankaraja nuk mund të miratojë kërkesat e tyre për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s. “Për sa kohë që Tajip Erdogan është kreu i Republikës së Turqisë, ne përfundimisht nuk mund t’u themi “Po” vendeve që mbështesin hyrjen e terrorizmit në NATO”, tha Erdogan. Pa mbështetjen e të gjithë anëtarëve të NATO-s, Suedia dhe Finlanda nuk mund t’i bashkohen aleancës ushtarake. Të dy vendet nordike mohojnë mbështetjen e militantëve kurdë. Por ata i janë bashkuar vendeve të tjera të BE-së në vendosjen e një embargoje të armëve ndaj Turqisë, pas operacioneve të saj kundër grupeve kurdë,  në Siri.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …