Ilaz Krasniqi zgjedhet – Kryesues i Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftes se UÇK-së , si dhe Martirëve të luftës

Mbledhja e parë e rregullt e Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftes se UÇK-së , si dhe Martirëve të luftës në komunën e Malishevës u mbajt nën udhëheqjen e Argjend Thaçit, kryesues i cili anëtarët i njoftoi me procedurat zgjedhore dhe rregulloren për këtë Komitet. Pas zgjedhjes për Kryesuese të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve të Luftes se UÇK-së , si dhe Martirëve të luftës, Ilaz Krasniqi para anëtarëve deklaroi ”Kërkoi që të jemi të bashkuar dhe bashkëpunues në rrugëtimin tonë të punës së Komitetit i cili në planin e punës do të ketë ruajtjen dhe fuqizimin e vlerave kombëtare të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, porosinë e familjeve të dëshmorëve të kombit për atdhe dhe shtetndërtim si dhe sakrificën e martirëve, që të tri këto kategori për ne janë emblema e së djeshmes së tashmes dhe e së nesërmes”, përfundoi Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …