Ilir Meta shfajësohet para ministrit grek, Nikos Dendias duke fajësuar kryeministrin, Edi Rama

Ilir Meta shfajësohet para ministrit grek, Nikos Dendias duke fajësuar kryeministrin, Edi Rama

Kryetari në ikje, Ilir Meta, iu përgjigj për herë të parë akuzave të ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Dendias, i cili tha pas vizitës zyrtare në Tiranë se çështja e detit nuk është dërguar ende në Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë,  Ilir Meta në postin e kryetarit nuk i ka dhënë autorizimin përkatës Kryeministrit.  Meta ka thënë se kjo deklaratë e ministrit grek Dendias nuk është e vërtetë, pasi sipas tij, nuk ka pasur asnjëherë kërkesë nga kryeministri Edi Rama për dhënien e autorizimit për këtë çështje.

Çështja e kufizimit të zonave detare midis Republikës së Shqipërisë dhe Greqisë, është një çështje e hapur mes dy vendeve, e cila sipas Ilir Metës  duhet të zgjidhet një herë e përgjithmonë, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë; vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të drejtën ndërkombëtare, në mbrojtje të interesave shtetërore e kombëtare të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …