Viola von Cramon

Evro-deputetja Von Cramon, thotë se ka zhvilluar një bisedë shumë të rëndësishme me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Evro-deputetja Von Cramon, thotë se ka zhvilluar një bisedë shumë të rëndësishme me kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ajo ka thënë se me këtë rast kanë diskutuar lidhur me marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë, teksa ka theksuar se Serbia duhet të vendos se në anën e kujt është. Zonja Cramon ka theksuar se nuk është mirë të jesh në anën e presidentit rus, Vladimir Putin, apo thënë qartë në anën e gabuar të historisë. Ne diskutuam për disa tema, duke filluar nga çështja e sanksioneve energjetike, varësia energjetike nga Rusia, alternativat e ndryshme për Serbinë, duke përfshirë burimet e ri përsëritshme të energjisë, efikasitetin e energjisë. Ajo ka thënë se padyshim që me Vuçiqin ka diskutuar edhe për marrëdhënien e ngushtë që ka Serbia me Rusinë. “Ne folëm edhe për lidhjet ekonomike dhe ato infrastrukturore ruse, e që kanë ndikim në politikën e jashtme të Serbisë si dhe në hapësirat për manovrim. Do të ishte mirë që Serbia të zvogëlojë varësinë e saj nga karburantet e Rusisë. Mendoj se BE-ja është e interesuar që ta afrojë Serbinë me Bashkimin Evropian, por sigurisht i takon Serbisë që të vendosë diçka të tilla. Ne e bëjnë të qartë se partnerët tanë evropianë janë në përputhje me masat tona evropiane, e që do të thotë se përfshihen edhe sanksionet”, ka deklaruar von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …