Instruktorët e Forcës Tokësore të Shqipërisë trajnuan për 2 javë Forcat e Sigurisë së Kosovës në artileri tokësore e xhenio

Instruktorët e Forcës Tokësore të Shqipërisë trajnuan për 2 javë Forcat e Sigurisë së Kosovës në artileri tokësore e xhenio

Instruktorët e Forcës Tokësore të Shqipërisë trajnuan për rreth 2 javë Forcat e Sigurisë së Kosovës në specialitetet artileri tokësore dhe xhenio. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi publikoi sot një video nga trajnimi teksa theksoi se, “trupat tona ishin edhe në Bizë ku realizuan qitje të përbashkëta me mortaja të kalibrit 60mm, 81mm, 120mm si dhe zhvilluan ushtrime praktike për përdorimin e lëndëve plasëse”. Toger Edin Oruqi, i Regjimentit të II-të të FSK-së, u shpreh në video se, “prej dy javësh jemi duke zhvilluar trajnimin në qendrën stërvitore me Forcat Tokësore të Republikës së Shqipërisë. Trajnimi është duke u mbajtur për xhenio dhe artileri fushore. Shpresoj që në të ardhmen do të ketë edhe më shumë trajnime për të rritur bashkëpunimin mes dy vendeve, për të rritur profesionalizmin në 2 ushtritë tona.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …