Shtyhet seanca për ish-deputetin, Azem Syla

RKL: Fushata për diskreditimin e Azem Sylës, ende pa u shpallur fajtor, është fushatë e egër edhe kundër luftës së UÇK-së

Intensifikimi i fushatës së medieve pro-qeveritare, kundër Azem Sylës, veprimtar i njohur i Çështjes kombëtare, një kohë Komandant i SHP të UÇK-së, ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Përkohshme, ish deputet i PDK-së, i arrestuar kohë më parë  nga EULEX-i me dyshim për “krim të organizuar”, është fushatë tejet e rrezikshme, e ulët, e panjerëzishme dhe destruktive,  e orientuar kundër tij dhe kundër luftës së UÇK-së. Tërë kjo thuhet për  faktin dhe argumentin numër një, se, Azem Syla tash për tash është vetëm i dyshuar, nuk është i shpallur fajtor dhe koha deri sa të shpallet fajtor, (edhe nëse shpallet), mund të zgjasë me vite  të tëra.

Po çka nëse shpallet i pafajshëm sikur u shpall Fatmir Limaj pas 11 viteve të kaluara  me akuza dyshime, shantazhe e gjykime të improvizuara politike?

Kush dhe pse lejon diskreditimin e Azem Sylës pa u shpallur fajtor dhe në bazë vetëm të një dëshmitari të instruktuar të Serbisë?

Që, Azem Syla është njëri prej atyre, për të cilët  një segmenti i politikës së lartë vendore e ndërkombëtare dhe jugo-mediet në gjuhën shqipe e kanë paragjykuar dhe e paragjykojnë si një “peshk të madh”, në mos më i madhi, nuk  ka dyshim, por a duhet të paragjykohet si kriminel, madje edhe kolaboracionist pa u dëshmuar me asnjë fakt relevant, kjo është çështja dhe kjo nxjerrë në sipërfaqe fushatën e rrezikshme kundër tij, në prag të fushatës së përgjithshme për ndjekjen, satanizimin dhe diskreditimin e luftës së UÇK-së nga Gjykata Speciale, gjykatë raciste dhe antishqiptare, të cilën mjerisht e kanë votuar krerët më të lartë të Shtetit të Kosovës dhe shumica e deputetëve të pozitës.

Horror, dokumentari i të cilin e ka përgatitur mafia politike e vendit, titulluar,  “Komandanti i Çagllavicës” është turpi i të gjitha turpeve, në përpjekje për ta paraqitur komandantin e SHP të UÇK-së, si kolaboracionist, madje duke ndërshtënë në program edhe storie të fjalimit të Sllobodan Milosheviqit, në Gazimestan, në verë të vitit 1989.(!) Këto paragjykime, si dhe përmendja e emrave të disa serbëve, për të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me bashkëpunëtorët e Azem Sylës, kanë për qëllim ta diskreditojnë atë, qysh në fazën e hetimeve, ende pa u shpallur fajtor, sepse linçimi është politik dhe ka gjasa  se vjen prej bashkëpunëtorëve të tij më të ngushtë në politikë, prej qarqeve antishqiptare, gjithsesi.

Është vështirë e besueshme se një grup gazetarësh, qofshin ata edhe mercenarë aktualë të Beogradit të marrin  guxim të shfaqin paragjykime të tilla djallëzore, pa e pasur shpinën shumë fortë në EULEX, në policinë e Isa Mustafës e Shpend Maxhunit dhe lejen e kreut të vendit.

Dokumentari për “Komandantin e Çagllavicës” është paragjykues, linçues, është i panjerëzishëm dhe atakon jo vetëm Azem Sylën por edhe familjen e tij dhe të gjithë luftëtarët e UÇK-së, sepse paragjykohet një kapo i krimit, ende pa u vërtetuar asnjë fakt gjyqësor, pa u dëgjuar mbrojtja e tij dhe e dëshmitarëve, pa u thënë fjala përfundimtare dhe pa u shpallur verdikti publik, gjyqësor.

Kjo nguti për ta vënë Azem Sylën në “Shtyllën e turpit”, është një akt më shumë se i turpshëm, dhe me pasoja në radhë të parë për luftën e UÇK-së, qëllim për të cilin edhe është realizuar skenari.

Heshtja e kryetarëve të shoqatave të luftës nga frika se mos po gabojnë, se mos vërtetë Azem Syla është kapo i krimit në vend, heshtja e invalidëve e veteranëve, sidomos e atyre të cilët aq fortë kanë qenë të lidhur  për “dajën”, tregon se sa fortë është mashtruar Azem Syla te bashkë-partiakët dhe te ata që cilëve u ka dhënë krah. Ai duhet të mbrohet, jo për veprat e mundshme të cilat mund t’ i ketë bërë, apo të mos i ketë bërë, por për të kundërshtuar me forcën e argumentit  paragjykimet ogurzeza, të ngutshme dhe linçimi publik dhe politik  që po i bëhet, ende pa u mbështetur në fakte e argumente relevante.

Edhe po t’i pranonte Azem Syla të gjitha akuzat, procesi gjyqësor është ai që duhet të vërtetojë dhe t’i verifikojë, një nga një, të gjitha dëshmitë, faktet, argumente  pavarësisht se pranon apo nuk pranon i akuzuari kushdo që të jetë. Kjo është fare e ditur edhe për skenaristët e dokumentarit politik edhe për të gjithë ata që e respektojnë apo e urrejnë Azem Sylën. Fushata e egër dhe monstruoze kundër tij është e orientuar kryesisht në faktin se ai për një kohë ka qenë Komandant i SHP të UÇK-së, andaj edhe etiketohet si “Komandant i Çagllavicës”.

Kontrolloni gjithashtu

Zëdhënësit e Komisionit Evropian nuk komentojnë fjalimin e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, në Kongresin Amerikan

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …