Këtë të martë, drejtues të Drejtorisë së Shëndetësie dhe Mirëqenies Sociale, bashkë me drejtues të Shoqatës “Bereqeti”, kanë ndihmuar mbi 300 familje skamnore të Komunës së Ferizajt. Me këtë rast drejtoresha Emira Sallahu, udhëheqëse e skemës sociale pranë Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, ka falënderuar shoqatën “Bereqeti”, për këtë mbështetje, duke theksuar se në këtë mënyrë, po ju mundëson shumë familjeve të kenë një jetë sa më të mirë. E nga ana tjetër , Behxhet Ajvazi, drejtor i shoqatës “Bereqeti”, ka thënë se në këtë mënyrë, po mundohen t’ju dalin në ndihmë të gjithë atyre që kanë nevojë për ndihmë. Sipas tij këto pako që u dhurua sot ishin mbështetje në kuadër të 3/4 të Qeverisë së Republikës së Kosovës.