leoni

Kriminelët serb

Shoqata për Krimet e Luftës Gjakova ’98 -’99 dorëzoi kontingjentin e 16-të të kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë

Shoqata për Krimet e Luftës Gjakova ’98 -‘99 ka dorëzuar të martën kontingjentin e 16-të të kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë të cilët kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë. Mbi 100 padi janë bërë për shkak të vrasjeve dhe masakrave që kanë ndodhur në territorin e Komunës së Gjakovës. Koordinatorja e kësaj shoqate, Liridona Binakaj, ka deklaruar se tani e tutje do të merren me përgatitjen e padive që kanë të bëjnë me personat e zhdukur me forcë, me torturat,  por edhe me dëmet materiale që janë shkaktuar si pasojë e luftës. Puna jonë nuk do të thotë që do të mbarojë me kaq. Këtu ka përfunduar pjesa e kallëzimeve penale që ka të bëjë me masakra dhe vrasjet. Ndërsa tash e tutje ne do të merremi me kallëzime të tjera penale, me kallëzimet të cilat kanë të bëjnë me pengjet e luftës që janë marrë, me torturat e po ashtu edhe me dëmet materiale që janë shkaktuar në luftën e fundit në Komunën e Gjakovës, ka thënë Liridona Binakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …