leoni

konsum të duhanit

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është shënuar Dita Botërore pa Duhan

Në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, është shënuar Dita Botërore pa Duhan. Qëllimi i shënimit të kësaj dite është rritja e ndërgjegjësimit të popullatës për rreziqet që mund të sjell përdorimi i duhanit. “Gjithashtu, u tha se pirja e duhanit është shkaktari kryesor i sëmundjeve dhe vdekjeve të parakohshme, është shkaktari i dytë i vdekjeve në botë, ku çdo vit në botë vdesin rreth 8 milion njerëz, si pasojë e tymosjes së duhanit, numër ky që bazuar në trendin aktual, pritet të dyfishohet gjatë 20 vjetëve të ardhshme. Çdo 6.5 sekonda në botë vdes një njeri nga dëmet që sjell tymosja e duhanit. Duhanpirësit janë dy herë më të rrezikuar nga sulmi në tru, katër herë nga sëmundjet e zemrës se sa jo-duhanpirësit, 22 herë më shumë gjasa të zhvillojnë kancer të mushkërive sesa jo-duhanpirësit, rreth 25 për qind  të të gjitha vdekjeve nga kanceri globalisht shkaktohen nga përdorimi i duhanit.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …