Kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit Defrim Kafexhiu, është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit Komunal të Rahovecit. Në mbledhje i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, nënkryetari i Komunës Fatmir Iska, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale. Në fillim të mbledhjes, nga grupi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, janë propozuar dy pika shtesë: 1. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për caktimin e lokacionit për hapësira për biznese; 2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim vendimit për shpalljen me interesi të përgjithshëm publik parcela P-71513005-02756-0 ne Zonën Kadastrale Krushë e Madhe, të cilat pas shumë diskutimesh janë votuar si propozime për t’i futur në rend dite. Gjatë kësaj mbledhje janë aprovuar këto vendime:
Vendimi për bartjen e mjeteve rezervë në investime kapitale;
Vendimi për themelimin e Komiteteve për Arsim dhe Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
Vendimi për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Arsim;
Vendimi për përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale;
Miratimi i Draft – Rregullores për dhënien e titujve të nderit, dekoratave dhe çmimeve nga Komuna e Rahovecit;
Vendimi për aprovimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të Këshillit të Fshatit Hoçë e Madhe;
Vendimi për ndryshimin dhe plotësimit e vendimit 01 Nr.296/22, i datës 30.03.2022 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e morgut për nevojat e komunitetit të fshatit Hoçë e Vogël;
Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr.295/22, i datës 30.03.2022 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit për zhvillimin e aktiviteteve të ndryshme për nevojat e komunitetit të fshatit Çifllak;
Raporti vjetor i Punës së Komitetit të Auditimit për vitin 2021;
Propozim vendimi për caktimin e lokacionit për hapësira për biznese;
Vendimi për shpalljen me interes të përgjithshëm publik parcelën P-71513005-02756-0 në Zonën Kadastrale Krushë e Madhe.