Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka paralajmëruar protestë masive në ditën kur në rend dite do të jetë Projektligji për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional. Ai i ka quajtur ofendim për ta, arsyetimet e ministrit të Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjoja se me paratë e Trustit punëtorët do të blejnë “Iphone”. Me mundësinë që qytetarët të tërheqin një pjesë të Trustit ai thotë se do të kishte ndikim pozitiv edhe në ekonominë vendëse. “Ne do të jemi pjesëmarrës në protesta si Sindikatë për arsye se është presion i anëtarësisë sindikale, i të gjithë punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës që këto mjete të tërhiqen për arsye se gjendja e tyre është jo e mirë në këtë kohë të pastë pandemisë. Faktikisht, gjendja është jo e mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Këto mjete u u ndihmojnë të gjithëve jo vetëm punëtorëve të KEK-ut, jo vetëm punëtorëve të Kosovës, por u ndihmojnë edhe bizneseve e familjarët të shumta tha, Nexhat Llumnica.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …