Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë fillimisht folur për efektet e luftës në Ukrainë dhe pasojat e saj, si rritja e çmimeve të produkteve bazike. Ai foli edhe kundër tërheqjes së një pjese të kursimeve pensionale nga Trusti të cilën po e kërkon opozita Sipas kryeministrit, ky propozim është i rrezikshëm dhe e rrënon sistemin pensional të vendit. Nga mbi 630 mijë llogari që janë të hapura, edhe pse gjysma e tyre joaktive, në Trustin pensional të Kosovës, 92 për qind e tyre kanë të akumuluara më pak se 10 mijë euro. Kurse 80 për qind të llogarive, apo mbi 500 mijë sosh, kanë në mesatare vetëm 1 mijë 100 euro në llogari”, tha ai. “Pjesa më e madhe, apo afërsisht gjysma e kursimeve janë të koncentruara te më pak se 8% të bartësve të llogarive, që kanë afërsisht gjysmën e mjeteve të akumuluara, Kurti tha se opozita po përpiqet të manipulojë me qytetarët për t’i arritur qëllimet e tyre partiake.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …