Ukë Rugova, djali i ish-kryetarit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, bashkë me një grup prej 21 personash, pritet që këtë javë të përballet me akuza që lidhen me veprën penale krim i organizuar. I ashtuquajturi ‘Grup i Velanisë’ do të akuzohet për veprimtari kriminale që lidhet me falsifikimin e vizave të lëshuara nga ambasada italiane në Prishtinë. Prokurori i rastit, Allen Cansick pretendon se Ukë Rugova ka mbikëqyrur bizneset që lidheshin me procedimin e vizave në ambasadë. Ndërkohë, Prokuroria kishte zgjeruar pistën e hetimeve edhe për Astrit Haraqinë i cili dyshohet për veprën penale të krimit të organizuar, mashtrim, ushtrim të ndikimit, kontrabandim me migrantë dhe shpërdorim të pozitës zyrtare. Dyshimet kryesore që rëndojnë mbi të ashtuquajturin ‘Grupi i Velanisë’ janë materialet e konfiskuara në shtëpinë e Ukë Rugovës me 5 shkurt 2014. Provat e siguruara gjatë bastisjes konfirmohen me rezultatet e përgjimeve dhe të vëzhgimit, si dhe sipas listës së klientëve të grupit që janë siguruar nga një e-mail i dërguar nga njëri prej të dyshuarve. Prokuroria, deri tash, pos bastisjeve në pronat e 15 të dyshuarve, ka intervistuar më tepër së 100 dëshmitarë. Grupi i Rugovës dyshohet se për një vizë italiane ka fituar nga 2700 deri në 3.500 euro.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …