Në Bellanicë fillojnë punimet për 600 metra kanalizim dhe ujëra atmosferike

Drejtori për Urbanizëm në komunën e Malishevës Avdi Morina, me zyrtarë të drejtorisë dhe udhëheqje të fshatit Bellanicë panë nga afër fillimin e punimeve të investimeve komunale të projektit për kanalizim dhe ujëra atmosferik në gjatësi prej 600 metrash. Morina tha se, ” Bellanica tashmë po kompletohet me infrastrukturën e kanalizimeve si dhe të ujërave atmosferik, ajo po bëhet me  hapësira të gjelbëruara, me infrastrukturë shkollore, rrugë të standardizuara, ujësjellës, të gjitha këto krijojnë mundësi të mira për qytetarët, por ju jam mirënjohës edhe vet qytetarëve të Bellanicës, për investime vetanake dhe mirëmbajtje të ambientit  e infrastrukturës, prandaj, qeveria komunale ka edhe projekte tjera për të investuar në fshatin tuaj”, përfundoi Morina.

Mund të jetë një imazh i 5 persona, pemë dhe bar

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …