Filluan “Ditët e Kulturës” në Komuna e Ferizajt

Ka nisur sot në Ferizaj,  manifestimi tashmë tradicional “Ditët e Kulturës”, një eveniment i kulturës i cili për disa ditë para ferizajasve do të ofrojë shumë aktivitete kulturore. Hapja solemne u bë në sheshin e qytetit me një program të pasur kulturo-artistik të përgatitur me rastin e 1 Qershorit-Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, drejtori i Arsimit, Afrim Llabjni, drejtori i Shëndetësisë, Kemajl Emini si dhe shefi i Kabinetit të Kryetarit, Albion Sherifi të cilët thanë se aktivitetet në kuadër të ‘Ditëve të Kulturës”, janë aktivitete shumë të rëndësishme për Komunën e Ferizajt e që përfshijnë me programin e tyre të gjitha kategoritë shoqërore. Me këtë rast fëmijët patën rastin që të takohen nga afër edhe me përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ushtarë të FSK-së, por edhe me mjekë dhe infermierë nga qyteti i Ferizajt. Manifestimi “Ditët e Kulturës” do të mbahet deri me datën 12 qershor.

Mund të jetë një imazh i 9 persona, njerëz në këmbë, tullumbace dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …