Bashkim Osmani, nga Kosova. i cili akuzohet se ka qenë krye të grupit kriminal që u shkatërrua 3 muaj e gjysmë më parë nga EUROPOL është liruar nga autoritet spanjolle në këmbim të një garancie prej 400 mijë eurosh. Mediat spanjolle shkruajnë se organizatori i dyshuar i një rrjeti ndërkombëtar të pastrimit të parave të kokainës e kaloi natën e të mërkurës në vilën e tij në Camp de Mar. Ai qëndroi afro tre muaj në paraburgim. Të martën, gjykata në Palma de Mallorca lëshoi një urdhër të ri duke e zëvendësuar paraburgimin me liri të kushtëzuar. Osmani nuk lejohet të largohet nga Mallorca, po ashtu për të garantuar qëndrimin e tij në ishull i është konfiskuar pasaporta. Ai duhet të paraqitet në gjykatë në datat 1 dhe 15 të çdo muaji. Vëllezërit Osmani nga Kosova njihet si miliardë të famshëm. Prej vitesh jetojnë në Gjermani, por kanë shtrirë bizneset në Spanjë, Belgjikë e Holandë. Në shkurt 45 persona janë vënë në pranga në Belgjikë e Spanjë, si pjesëtarë të një bande kriminale ndërkombëtare shqiptare që merreshin me trafik droge dhe shitje armësh. Një operacion ndërkombëtar ku u përfshinë autoritetet ligjzbatuese të 7 vendeve çoi në shkatërrimin e një prej rrjeteve shqiptare të kokainës në Europë.
Kontrolloni gjithashtu
Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …