Kryeministri Kurti veçoi rritjen e eksporteve në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe angazhimin e qeverisë për digjitalizim

Kryeministri Kurti veçoi rritjen e eksporteve në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe angazhimin e qeverisë për digjitalizim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, kanë pritur  në takim zëvendës-presidenten e Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Anna Bjerde, drejtoreshën rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder, drejtoreshën e re rajonale për Ballkanin Perëndimor, Xiao Yu, si dhe Menaxherin e zyrës së Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paoluçi. Në këtë takim përfaqësuesit e Bankës Botërore kanë thanë se presin që së shpejti të kalojë në Kuvend marrëveshja për reformën sociale, sepse “ajo është përgjigja e duhur ndaj krizës inflacionare dhe jo prekja e mjeteve të trustit pensional”. Po ashtu, thuhet se në takim është biseduar edhe për stabilitetin institucional dhe indikatorët pozitivë. “Kryeministri veçoi rritjen e eksporteve  dhe potencialin e madh në fushën e teknologjisë së informacionit si dhe angazhimin e qeverisë për digjitalizim. Znj.Bjerde e përgëzoi Qeverinë për rritjen ekonomike që ishte ndër më të lartat në rajon”.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …