Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale filloi hetimet lidhur me pretendimet se ministrat e Qeverisë Kurti kanë keqpërdorur 1.1 milionë euro të buxhetit

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur publikisht se ka filluar hetimet lidhur me pretendimet për afera korruptive në institucionet e Republikës së Kosovës. Dje Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar një dokument, duke thënë se dy ministrat e Qeverisë Kurti – Donika Gërvalla dhe Fitim Damka – janë të pëfshirë në një aferë korruptive. Sipas PDK-së, kjo aferë e dyshimtë dhe e kundërligjshme, ka mundësuar keqpërdorimin e rreth 1.1 milionë eurove të taksapaguesve të Kosovës. “Fjala është për një “Memorandum Bashkëpunimi”, në mes të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal dhe Caritas-it Zviceran, në bazë të të cilës, buxheti i Republikës së Kosovës shpenzohet kundërligjshëm në shumë prej 1 milion e 40 mijë euro. Kjo marrëveshje, është nënshkruar dhe tashmë është duke u realizuar por një gjë e tillë ka ndodhur vetëm pas Pëlqimit zyrtar të cilin e ka nënshkruar Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schvarz, e cila i ka hapur rrugë nënshkrimit të kundërligjshëm të saj, duke inkurajuar dhe lejuar kështu keqpërdorimin e rreth 1 milion e 40 mijë eurove”, ka thënë deputetja Musliu-Shoshi. Përveç Gërvallës e Damkës, dje në media është përfolur edhe për një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës të udhëhequr nga Liburn Aliu.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …